http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është një lajm i shkëlqyeshëm për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët?.Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian, duke e cilësuar fitore te qytetareve shqiptare e duke theksuar edhe kontributin e opozitës ne këtë vlerësim per Shqipërinë. Ne një konference per shtyp, Basha ka vene ne dukje se nga ky moment, vendi duhet te përballojë disa sfida deri ne hapjen e negociatave.?Kjo rrugë e vështirë do të kaloj doemos përmes disa sfidave me të cilat për fat të keq kryeministri sot refuzoi të përballet. Sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sfidë po kaq e madhe, siç u shprehën qartë komisioneri Hahn, që dëshiroj ta falënderoj bashkë me ekipin e tij dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian në konferencën me Kryeministrin, mbetet lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria nuk ka bërë përpara?.Per te gjitha keto arsye lideri i opozitës Basha ka theksuar se do te jete PD ajo qe do ti hape negociatat me Bashkimin Europian.?Ndaj dua të siguroj qytetarët shqiptarë se PD, partia e interesit kombëtar, partia e integrimit europian të vendit do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me Bashkimin Europian, do të nisë këtë proces kulmues për ëndrrën tonë evropiane?.