Ora News – Sfidat e buxhetit 2017, Sejko: Synim ulja e borxhit dhe rritja e konsumit

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektbuxheti vitit të ardhshëm duhet të ketë në synim uljen e nivelit të borxhit publik si dhe rritjen e konsumit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se institucioni që ai drejton ka qenë pjesë e diskutimeve të draftit por ende nuk kanë variantin final.
Sejko: Ne e gjykojmë si elementë pozitiv, uljen e borxhit publik, konsolidimin fiskal, dhe një rritje të konsumit dhe investimeve. Në rast se projekt-buxheti 2017 do të ruante këto ekuilibra dhe do të arrinte këto objektiva, do të ishte një buxhet i pranueshëm për Bankën e Shqipërisë.
Ndërkohë, në lidhje me ndryshimin e marrëdhënieve me Fondin Monetar Ndërkombëtar Sejko u shpreh se gjithçka mund të vlerësohet vetëm pas zhvillimit të zgjedhjeve që do mbahen vitin tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sfidat-e-buxhetit-2017-sejko-synim-ulja-e-borxhit-dhe-rritja-e-konsumit/