Ora News – Vlahutin: Duhet një veprim parandalues më i plotë në luftën kundër kanabisit

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE-së i dorëzoi sot progres raportin kryeministrit Edi Rama. Duke e quajtur hap të madh rekomandimin për çeljen e negociatave ambasadorja e BE-së nënvizoi se përtej zbatimit të reformës në drejtësi duhet të ketë përpjekje të mëtejshme dhe shtesë në luftën kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit, si dhe duhet një veprim parandalues më i plotë në luftën kundër kanabisit.
Romana Vlahutin: Shqipëria e meriton këtë rekomandim por nuk duhet të harrojë zbatimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi dhe në veçanti vetingu. Mos lini mënjanë 5 prioritetet kyçe.
Thelbi i çështjes është sundimi i ligjit. Duhet të ketë përpjekje shtesë në luftën kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit me një historik me të besueshmë dhe të prekshëm sidomos në ndjekjen penale dhe dënime për rastet e nivelit të lartë në veçanti. Këtu përfshihet edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ku pritet të ketë një veprim më parandalues më të plotë.
BE vlerëson se nuk ka pasur hapa pas në asnjë prej kapitujve dhe e quan sinjal shumë të mirë pasi tregon se ka pasur lëvizje të qëndrueshme dhe se procesi po ecën në drejtimin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-duhet-nje-veprim-parandalues-me-i-plote-ne-luften-kunder-kanabisit/