Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj në një takim me 24 administratorët pas përmbytjeve të një dite më parë deklaroi se situata pas reshjeve është nën kontroll, ndërsa u shpreh se ditën e diel kryeqyteti do të përfshihet në një aksion pastrimi.
Problemi më i madh sipas tij gjatë reshjeve ka qenë ngërçi nga lumi i Lanës, por kryebashkiaku njoftoi se është aprovuar rehabilitimi i segmentit nga Materniteti i Ri në Shkozë.