Ora News – Kërkesa për Qeveri teknike. Përgjigjja e Ramës dhe e Metës

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rekomandimi të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin evropian, kryeministri Edi Rama, mendon se koalicioni qeverisës është i mandatuar dhe faktoi se mund ti bej reformat për këtë proces, ndërsa i mbylli derën kërkesës së Partisë Demokratike për qeveri teknike.
Rama: Shqipëria sot qeveriset nga një shumicë, e cila ka një mandat për të bërë reforma dhe për të realizuar një proces që ne e gjetëm të bllokuar dhe të pashpresë; procesin e integrimin evropian. Si mundet që një proces i tillë dhe një mandat i tillë të vihet në diskutim për arsye të agjendës politike apo për strategji të opozitës.
Ndërkohë aleati ne qeveri, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, nuk përmendi qeverinë teknike por sheh si legjitime shqetësimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira.
Meta: Besoj se çdo kërkesë e drejtë, e mundshme, e arsyeshme dhe e realizueshme e opozitës që ndihmon transparencën dhe integritetin e reformës zgjedhore duhet marrë në konsideratë dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta realizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-per-qeveri-teknike-pergjigjja-e-rames-dhe-e-metes/