Ora News – Prezantimi i buxhetit dhe paketës fiskale, opozita braktis mbledhjen

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prezantimi i buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2017 është përqëndruar në akuzat për përmbytjet që kanë përfshirë vendin.Opozita braktisi mbledhjen e cila më pas u zhvillua me dyer të mbyllura.Ndërkohë që Ministri i Financave Arben Ahmetaj prezantoi para grupeve parlamentare projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Opozita ka braktisur mbledhjen e konferencës së kryetarëve po do të prezantohej paketa dhe buxheti për vitin e ardhshëm.Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat tha se qeveria nuk duhet të merret me show në një moment që Shqipëria është e përmbytur.
Edi Paloka: ?Të shkojnë dhe të bëjnë detyrën e tyre pranë qytetarëve shqiptarë sepse ajo është detyra e parë e çdo deputeti e çdo ministri, dhe mos të rrijnë aty dhe të shesin përralla e t?i bëjnë propagandë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë. Nuk kanë as kuorumin në mbledhje aktualisht, nuk kanë as numrat për të bërë mbledhje. Seç bëjnë aty brenda, mbase poi bëjnë propagandë njëri tjetrit?.
Por për Ministrin e Financave projekt buxheti është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit ndërsa lidhur me përmbytjet u shpreh se ministritë janë të përgatitura për të përballuar me fonde çdo situate.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/prezantimi-i-buxhetit-dhe-paketes-fiskale-opozita-braktis-mbledhjen/