Ora News – Përmbytjet në Tiranë, evakuohen 140 familje. Fshati Kasallë është i izoluar

2016-11-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për shkak të përmbytjeve në Tiranë, 140 familje të njësisë administrative Paskuqan, Kamëz janë evakuar. Ora News ishte në gjimnazin ?Gramoz Palushi? ku është ngritur një qendër e përkohshme emergjence. Banorët bëjnë thirrje për ushqim dhe veshje, pasi, sipas tyre gjithçka që kanë patur në banesë i ka marrë lumi.
140 familje janë evakuar në njësitë administrave Paskuqan dhe Kamëz.
Pjesa më e madhe e banorëve i përket zonës së Bregut të Lumit, familje të komuniteti rom, barakat e të cilëve janë përmbytur nga dalja nga shtrati i lumit të Tiranës një ditë më parë.
Ora News ishte në ambjentet e gjimanzit, Gramoz Palushi në Paskuqan, një nga qëndrat e emegjencave të përkohshme ku janë evakuuar dhe qëndrojnë që nga dita e martë 36 familje.
Disa nga familjarët u shprehën se mungon ushqimi dhe nuk kanë veshmbathje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-tirane-evakuohen-140-familje-fshati-kasalle-eshte-i-izoluar/

Free Traffic Exchange