Ora News – Strugë, promovohet monografia kushtuar Isuf Myzyrit

2016-11-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Struga në Maqedoni e njohur edhe si qyteti i poezisë mbarëshqiptare ka pritur artistë nga Elbasani për të promovuar, monografinë letrare ?Pertej këngës? kushtuar artistit të Popullit Isuf Myzyri, të autorit Eduart Hoxholli.
Studiuesit vlerësuan se Usta Isufi ishte jo vetëm një kompozitor e themelues i orkestrës popullore, por edhe këngëtar i talentuar.
Shumë shpejt krijimtaria e tij i kapërceu ?kufinjtë? e Elbasanit.
Poet: ?Mund të them lirisht që mburremi me këngën tipike të Shqipërisë së mesme të Elbasanit. Në Strugë është mirë që të bëhen promovime të kësaj natyre jo vetëm pë rastin e Isuf Myzyrit por edhe të shumë të tjerëve të cilit ka nevojë rinia jonë të mësojë, të dijë, të kuptojë për të gjithë vlerat kapitale të vendit tonë?.
Poet: ?Që na ka ushqyer me muzikë, me patriotizëm, me shumë sende që ta mbajmë lidhjen Shqipëri ? Maqedoni. Ka qënë kënaqësi për mua?.
Autori i Librit Eduart Hoxholli theksoi se simboli i këngës popullore të Isuf Myzyriri bashkoi traditën kulturore qytetare elbasanase me të gjitha trevat shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/struge-promovohet-monografia-kushtuar-isuf-myzyrit/

Free Traffic Exchange