Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prurjet e shumta në lumin Mat si pasojë e shkarkimeve nga Ulza dhe Shkopeti ka sjellë çarje të argjinatyrës në dy vendet. Për pasojë uji ka vërshuar drejt zonave të banuara, duke rrethuar banesat e zonës së Tales. Shtabi i emergjencave i kryesuar nga Ministrja Nikolla ka qenë gjatë gjithë natës në zonat e prekura.
Lumi Mat nuk i përballoi dot prurjet e shumta që u krijuan pas shkarkimeve nga hidrocentralet e Ulzes dhe Shkopetit. Gjatë orëve të natës argjinatura e u ça në dy vende në fshatin Tale, çka bëri që uji të vërshojë në zonen e banuar.
Albert Rrusti: ?Ujërat kanë qënë shumë të fuqishme dhe kemi probleme të argjinaturës në katër-pesë vende.Problemin kryesor e kemi në fshatin Tale aty ku argjinatura siç e shihni dhe vetë është e çarë.?
Problematika e krijuar çoi në Tale edhe Ministren e Arsimit Lindita Nikolla e cila do të jete në krye të emergjencave civile për Lezhën gjatë kësaj periudhe. Ajo iu bashkua në zonë kreut të bashkisë Fran Frrokaj për të parë nga afër situatën.
Lindita Nikolla: ?Po vijon dhe ushtria, janë këtu për t?ju gantuar të gjithë suportin?.
Banorët e Tales janë shprehur të frikësuar nga perceptimi i mëtejshëm i gjendjes, ndërsa thonë se masat ishin të pakta edhe pse dihej se cila do të ishte situata.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cahet-argjinatura-ne-mat-uji-vershon-ne-zonen-e-tales/