Përmirësohet furnizimi me ujë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmirësohet situata e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Sipas bashkisë së Tiranës, që në orët e para të mëngjesit parametrat në ujëmbledhësin e Bovillës janë përmirësuar dukshëm, duke sjellë rënie të madhe te nivelit të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e dendura. Edhe pse gjatë natës reshjet e shiut kanë qenë të shumta, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës kanë bërë të mundur rregullimin e tubacionit kryesor të burimit të Shën Mërisë, i cili ishte dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Ky tubacion furnizon pjesën lindore të qytetit. Bashkia ka siguruar banorët se situata është nën kontroll dhe ka garantuar furnizimit me ujë të pijshëm të të gjitha zonave të Tiranës. Liqeni i Bovillës furnizohet nga ujëra me rrjedhje natyrale sipërfaqësore dhe si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, u shkaktua turbullirë e ujërave të këtij liqeni.

Free Traffic Exchange