Veriu i vendit vuan përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja e fushës se Shkodrës mëngjesin e kësaj te mërkure. Më shumë se 450 hektarë tokë bujqësore në Obotin e vjetër është e mbuluar nga uji, ndërsa rreth 100 familje kanë mbetur të izoluar. Në Lezhë problematike mbetet argjinatura e Tales, disa përrenj në Laç si dhe rezervuari i ujit në Njësinë Administrative Ungrej që është thuajse në pikën kritike. Gjatë gjithë natës forcat e ushtrisë janë përqendruar në Tale, atje ku si pasojë e prurjeve të lumit Mat, rrezikohej një pjesë e mirë e popullsisë. Banoret thonë se ndjehen të frikësuar pasi nga momenti në moment argjinatura mund të çahet. Ndërkohë shkarkimet në hidrocentralin e Shkopetit kanë sjellë edhe problemet në zonën e Shenkollit. Rreth 4200 banorë të njësisë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit prej më shumë se 36 orësh janë izoluar si pasojë e dëmtimit të rrugës kryesore. Rreth 100 metra rrugë është shembur plotësisht. Dëme të mëdha ka edhe në lagjet e brendshme, ku si pasojë e dëmtimit të urave, banorët janë izoluar. Një autobus i linjës Tiranë-Kukës, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur mbrëmjen e te martës në aksin rrugor Thumanë - Fushë- Krujë. Shkak është bere prania e madhe e ujit. Të gjithë pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.