http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politika e Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne raport me Shqipërinë nuk do te ndryshoje me zgjedhjen e Donald Trumpit president. Garancia është dhëne nga ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu gjate mëngjesit presidencial; nje tradite e konsoliduar tashme per te pritur rezultatet e procesit te votimit ne shtetet e bashkuara. Dhe tashme qe gara ne Amerike përfundoi, diplomati amerikan ka kthyer vëmendjen tek zgjedhjet parlamentare qe do te mbahen ne Shqipëri qershorin e 2017.Donald Lu: Me lejoni te them se shpresoj edhe ne emër te te gjithë amerikaneve qe janë sot këtu se shqiptaret do te bëjnë nje zgjedhje te mençur, qe do te debatojnë per çështje te rëndësishme dhe qe do te vazhdojnë te mbështesin vlerat demokratike qe e lidhin Shqipërinë me Europen dhe me Shtetet e Bashkuara.Te gjithë krerët e shtetit dhe politikes shqiptare te cilët ishin edhe pjese e mëngjesit presidencial kane përshëndetur zgjedhjen e presidentit te ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikës. Edhe kryeministri Edi Rama i cili gjate fushatës nuk e fshehu mbështetjen per kandidaturën e Hillary Klintonit, ka uruar presidentin e ri amerikan Donald Trump.?Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithë suksesin qe amerikanet dhe miqtë e partneret e SHBA, i urojnë atij vendi te madh, kam bindjen se marrëdhënia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te përbashkëta? shkruan lideri i maxhorances Rama.