Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria bëri një bilanc të dytë brenda ditës të situatës së përmbytjeve në vend. 2 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe 180 familje janë evakuuar. Ministrat në mbledhje raportuan për probleme të furnizimit me energji elektrike, ujë të pijshëm, përmbyje të shkollave, spitaleve dhe qëndrave shëndetësore.
Qeveria mbledh për herë të dytë Shtabin e Emergjencave brenda 1 ditë për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria nga përmbytjet.
Kreu i Shtabit të Emergjencave, Shemsi Prençi, tha se bilanci i një ditë të vështirë si kjo për mbarë vendin janë 2 viktima dhe evakuimi i 180 familjeve në nivel kombëtar.
Prençi: Janë duke operuar 300 forca të policisë, kryesisht të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Speciale dhe 200 forca zjarrëfikëse të rajionit Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Mat. Janë 50 forca të ushtrisë me mjete lundruese dhe të rënda. Janë 70 forca të emergjencave civile që po bëjnë kordinimin. Kordinimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve ka qenë më se i mirë dhe i vlerësuar deri në këto momente, aktualisht situata është në kontroll.
Kryeministri e vuri theksin në fushatën e gjerë të 2 viteve të fundit në pastrimin e kanaleve kulluese, që sipas Kryeministrit nëse këto masa nuk do të ishin ndërmarrë, situata mund të ishte më dramatike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/situata-e-permbytjeve-prenci-evakuuam-180-familje-ne-gjithe-vendin/