Rreth 1800 punonjës të Bashkisë së Tiranës po punojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit për shmangien e pasojave nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin gjatë paradites dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot në mëngjes ndërhyrjet që po kryhen për shmangien e pasojave nga reshjet e shiut në urën e Shkozës, e cila është një nga pikat problematike, ku po punohet me intensitet për zgjerimin e skarpateve në të dy anët e lumit.