Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata nuk pritet të ketë përmirësim as në ditët në vijim. Intensiteti i reshjeve të shiut do të mbetet i lartë.
Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave paralajmërojnë vazhdim të kësaj situate, ndërsa apelojnë qytetarët të tregohen të vëmendshëm.
Marku: Kjo javë pritet të jetë e ngarkuar me reshje. Çdo ditë do të sjellë reshjet e saj, prandaj kërkohet që gjatë gjithë kësaj jave një vëmendje e rritur e qytetarëve për të përballuar situatën.
Meteorologu Metodi Marku tha për Ora News se prej javës së kaluar janë vënë në dijeni autoritet dhe institucionet përkatëse
Marku: Në momentin që ekspertët tanë vënë re reshje jo të zakonta, atëherë menjëherë njoftohet grupi i specializuar i hidrologëve pranë Institutit të Gjeoshkencave, i cili është i specializuar në parashikimin e prurjeve të lumenjve dhe ata fillojnë llogaritjet. Mesin e javës së kaluar u vu re që do të kishim vlera të shtuara të prurjeve të lumenjve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reshjet-nuk-do-ndalen-estofex-shqiperia-tek-shtetet-e-rrezikuara/