Ndeshja, Ambasadori Izraelit: Gjithçka do shkojë mirë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 dite para ndeshjes Shqipëri-Izrael ambasadori izraelit ne Tirane Boaz Rodkin ne nje interviste per Vizion Plus flet per masat e sigurisë qe jane marre nga autoritetet e dy vendeve per perballjen e 12 nëntorit. Vete diplomati konfirmon se do te jete ne stadium edhe pse sipas tij Shqipëria ka nje ekip me te mire futbolli se vendi i tij.?Po. Ne po bashkëpunojmë, ka kontakte mes Federatës së Futbollit Shqiptar dhe Federatës së Futbollit Izraelit prej shumë muajsh tashmë. Dhe ne ndihemi shumë të sigurt këtu në Shqipëri, ne kemi marrëdhënie të mira me autoritetet përgjegjëse për sigurinë, me policinë dhe jam i sigurt do të jetë njësoj edhe për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën.?Diplomati nuk hedh poshtë zërat se arrestimet e fundit ne Shqipëri, Maqedoni e Kosove te disa personave te dyshuar per terrorizëm kane lidhje me sigurinë e ndeshjes se te shtunës.?Që të jem i sinqertë, nuk e di. Kam ndjekur lajmet ashtu si dhe ju. E pashë këtë në lajme dhe e di që policia, autoritetet shqiptare, te Kosovës dhe Maqedonisë po bëjnë të pamundurën për të siguruar që rajoni I Ballkanit të jetë i sigurt. Ka pasur incidente, ne e dimë në Europë, në Francë, në Belgjikë, e në vende të tjera; ka pasur disa akte terroriste. Por këtu unë e di që autoritetet po bëjnë më të mirën për të siguruar një atmosferë të qetë, jo vetëm për ndeshjen, por për të gjithë rajonin.?Ambasada e Izraelit ne Tirane u hap para 4 viteve, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë shume te mira, pasi siç thekson ambasadori izraelit nuk e harron ndihmën qe shqiptaret u dhëne hebrenjve gjate Luftës se Dyte Botërore.?Unë mendoj se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë, shumë të mira. Është e vërtetë se ato kanë nisur para se ne të vendosnim marrëdhëniet diplomatike 25 vjet më parë, sepse veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë familje shqiptare ndihmuan hebrenjtë që jetonin në Shqipëri dhe në rajon, i ndihmuan ata të gjenin një strehë pas pushtimit nazist dhe ky është një kujtim shumë i dashur që ne hebrenjtë në Izrael kemi për popullin shqiptar. Dhe sigurisht pas vendosjes së demokracisë dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, bashkëpunimi ka ecur edhe më mirë dhe që prej hapjes së ambasadës së Izraelit 4 vjet më parë ne i çuam marrëdhëniet disa hapa më përpara.?Ambasadori i izraelit ne intervistën per Vizion Plus ka komentuar edhe zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, nje aleat i rendesishem per vendin e tij; duke vene ne dukje se pavarësisht cili kandidat do te fitoje procesin elektoral, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Izraelit do te mbeten gjithnjë shume te mira.