“Të hapen negociatat për Shqipërinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komiteti i Stabilizim Asocimit nuk ka dale me nje deklarate te përbashkët per procesin e integrimit. Shkak per përplasjen e forte mes opozitës dhe maxhorances eshte bere nje amendament i vetëm ne te cilin thuhet: Komiteti i bën thirrje Komisionit t?i rekomandoje këshillit qe te hape negociatat si dhe i bën thirrje Shqipërisë te zbatoje reformën ne drejtësi dhe te siguroje progres te qëndrueshëm ne raport me zbatimin e 5 prioriteteve te nevojshme per hapjen e negociatave. Ne kete paragraf bie ne sy se dhe maxhoranca ka hequr dore nga thirrja per caktimin e nje date per hapjen e negociatave por kete here debati eshte fokusuar tek fillimi i paragrafit ku i behet thirrje komisionit. Ky amendament është votuar vetëm nga maxhoranca dhe kryetarja e komisionit te integrimit, demokratja Majlinda Bregu. Ne nje reagim ne Facebook, bashkëkryetari i komitetit, deputeti socialist Taulant Balla, shkruan: Skandali i PD shkon deri ne fund. Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojnë kundër rekomandimit per hapjen e negociatave. Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbër dhe te Majlinda Bregut: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i ?ben thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit per hapjen e negociatave dhe Shqipërisë te siguroje me shume progres te qëndrueshëm ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per hapjen e negociatave?.Ditën e mërkure, komisioneri i zgjerimit Hahn do te prezantoje para komisionit te jashtëm te parlamentit europian raportet e progresit per vendet e Ballkanit perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.