Lumi Mat ka nisur të krijojë probleme në zonën e Alkut, në njësinë administrative të Shenkollit në Lezhë. Për shkak të prurjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit, lumi rrezikon daljen në dy pika.
Aktualisht janë dy ekskavatorë të Bashkisë Lezhë që po punojnë për të mbajtur argjinaturën, por situata vijon të mbetet problematike. Në zonë kanë zbritur edhe emergjencat civile të Bashkisë për të evidentuar nëse ka nevojë për evakuim banorësh.