Ora News – Hapen portat e tre HEC-ve

2016-11-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Portat e tre Hidrocentraleve janë hapur për të përballuar nivelin e prurjeve të shumta nga reshjet. Shkarkimi i ujit po bëhet në Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Ulzës dhe Shkopetit, ndërsa ky vendim ka shkaktuar probleme në zonën e Matit.
Prurjet e shumta për shkak të reshjeve kanë detyruar autoritetet të hapin portat e tre Hidrocentraleve, ndërsa në kaskadën e Drinit uji është pranë pikës kritike.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njofton se janë hapur portat e Hidrocentrale të Vaut të Dejës, Ulzës dhe Shkopetit.
Në Vaun e Dejës shkarkimet janë 1500 metër kub ujë për sekondë, ndërsa në Shkopet dhe Ulëz shkarkohet me 1 mijë metër kub ujë për sekondë.
Autoritetet bëjnë me dije se niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën 289 metër, duke iu afruar pikës kritike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapen-portat-e-tre-hec-ve/