Tre viktima nga përmbytjet në vend - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet dhe moti i keq u marrin jetën tre personave. Viktimat janë shënuar ne Tirane, Klos dhe ne Këlcyre. Lumi i Tiranës ka nxjerrë në breg një trup të pajetë të seksit mashkull që dyshohet se i përket moshës 40-50 vjeç. Viktima është gjetur në bregun e Lumit të në zonën e Babrruse. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që ai është dërguar në morg ne pritje te identifikimit. Dyshohet se personi mund të jetë rrëmbyer gjate orëve te fundit nga rrjedha e ujit. Ne fshatin Plan i Bardh ne bashkinë e Klosit është shënuar viktima e dyte. Ai është Xhevahir Ndoi 43 vjeç. Sipas dëshmitareve, rrjedha e ujit e ka marre përpara teksa tentonte te kalonte nga njeri krah i rrugës ne tjetrin. Familjaret nuk kane mundur te bëjnë asgjë per ta shpëtuar 43-vjecarin, ndërkohë qe trupi i tij nuk është gjendur ende. Edhe në Këlcyrë një person ka humbur jetën ketë te marte, pasi është goditur në kokë nga llamarina e çatisë së shtëpisë, si pasojë e erës së fortë. Kastriot Spahiu, 50 vjeç nuk ka mundur t?i shpëtojë plagëve të marra dhe per pasoje ka humbur jetën.

Free Traffic Exchange