Ora News – Mblidhet me urgjencë Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Tiranës

2016-11-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prefekti i qarkut të Tiranës Sadi Vorpsi mblodhi me ugjencë Shtabimin e Emergjencave për shkak të situatës së përmbytjeve. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi ndërhyjet në urën e Shkozës ku po punohej për zgjerim të skarpareve të tij. Ndërsa shërbimi zjarrfëikës i Tiranës angazhoi të gjithë ekipet në thirrjen e ujit në zonat problematike.
Prefekti Sadi Vorpsi ka mbledhur me urgjencë Shtabin e Emergjencave në qarkun e Tiranës me qëllim parandalimin e katastrofae të mundëshme. Prefekti Vorpsi kërkoi garantimin e kalueshmërisë në asket kryesore, dhe rëndësi e vecantë tu jepet banorëve që të mos rrezikohet jeta e tyre.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inspektoi ndërhyjet në urën e Shkozës, ku u punua në zgjerimin e skarpatave në dy anët e tij.
Bashkia angazhoi 1800 punonjës, ndërsa në akset problematike ku pati prezencë ujë, shërbimi zjarrëfikës punoi me të gjitha kapacitetet. Drejtori Shkëlqim Goxhaj raportoi për zonat ku u rrezikuan jetët e banorëve dhe pati vështërsi kalimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-me-urgjence-shtabi-i-emergjencave-vorpsi-jeta-e-qytetareve-prioritet/

Free Traffic Exchange