Rama mbledhje në zyrën operacionale - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Shtabin e Emergjencave për diskutuar mbi masat e marra mbi përballimin e situatës së vështirë krijuar në vend, nga reshjet e shumta të shirave. Shefi i ekzekutivit tha se sipas parashikimeve, situata nuk do të ketë përmirësime, ndaj vëmendja duhet të jetë maksimale. Kreu i qeverisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e vështirë të krijuar, qoftë në akset kombëtare, apo edhe sa i takon ndërprerjeve të energjisë. Në mbledhjen e Zyrës Operacionale, ministrat, drejtuesi i Emergjencave Civile dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Jeronim Bazo, kanë raportuar mbi masat që janë marrë për të përballuar gjendjen në rang vendi.

Free Traffic Exchange