Situatë problematike nga përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shirat e rëna gjatë mbrëmjes së të hënës dhe paraditen e së martës kanë shkaktuar probleme të mëdha ne shume zona te vendit. Më e rëndë situata paraqitet në Lezhë, Fushë Krujë, Durrës dhe Shkodër, ku rezultojnë të përmbytura disa lagje, ndërsa ka vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve. Ne Lezhë uji ka mbuluar rrugët. Ndërkohë dy lagje në këtë qytet janë zgjuar nën pushtetin e ujit. Erërat e forta po ashtu bënë që shumë zona të jenë në errësire totale. Drejtori i OSHEE-së Armando Zhuka thotë se, pavarësisht defekteve, hidrovorët furnizohen pa ndërprerje. Për prefektin e Lezhës Eduard Ndreca, situata po mbahet nën kontroll, ndërsa forca të ushtrisë janë dislokuar në Lezhë për ti ardhur në ndihmë banoreve. Në Kurbin raportohet për prezencë uji në disa shtëpi, por edhe ne ambientet e shkollave. Ndërkohë në Mirditë në fshatin Dom Gjon nje ure është shembur dhe është rrezuar nje shtylle tensioni. Reshjet në Durrës shkaktuan përmbytje në shumë rrugë të qytetit dhe zona të banuara. Situata më problematike ka qenë në kryqëzimet pranë stacionit të Trenit, tek stadiumi, rruga pranë tregut industrial dhe në lagjen 17. Banorët që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në këtë zonë shprehen se kanali që gjendet buzë rrugës është bllokuar dhe nuk mund të tërheq ujin. Prefekti i Durrësit Roland Xhelilaj tha se probleme më serioze janë shfaqur në zonën e Fushë Krujës, ku 5 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë për disa orë trafiku ka qenë i rënduar. Situata problematike paraqitet edhe në Fushë-Krujë ku tre familje jane evakuuar, pasi rrezikoheshin nga vërshimi i ujit. Nga ana tjeter mësohet se lumi Zeze ka dale nga shtrati dhe forcat e ushtrisë ndodhen ne terren per te mbajtur situatën ne kontroll. Edhe ne disa fshatra te Matit raportohen probleme, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Moti i keq ka bërë qe ne Vlorë edhe tragetet të pezullojnë punën. Mësohet se vetem pas mesditës, mund te behet e mundur qe situata te qetësohet, ndersa me pas mund te behet dhe ankorimi e përpunimi i trageteve ne port. Ministria e Bujqësisë ben me dije se afro nje mije hektarë toke jane mbuluar nga uji. Ndërkohe Ministria e Transporteve ben me dije se disa akse paraqesin vështirësi te medha ne qarkullimin e mjeteve dhe rekomandohet evitimi i lëvizjeve. Forcat e armatosura ndodhen ne gatishmëri dhe nje pjese e tyre jane shpërndare ne terren.

Free Traffic Exchange