Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të vështirë në disa rrethe të vendit.
Qyteti i Shkodrës ka kaluar një natë të vështirë për shkak të vërshimit të ujerave nga reshjet e dendura. Rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qarkullimin e mjeteve.
Ka gërryerje dhe rënie të argjinaturës në segmentin pranë fshatit Darragjat, ku i pranishëm është edhe bordi i Kullimit për të marrë masa.
Po ashtu ka rrëshqitje dherash e gurësh në rrugë dhe disa segmente si Theth-Breg Lumi. Prani uji ka në disa zona periferike dhe toka bujqësore në Bërdicë e Ana e Malit. Gjithashtu ka shkëputje të energjise elektrike, pasi janë thyer shtyllat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-nga-reshjet-probleme-ne-shkoder-durres-lezhe-e-kruje/