Ora News - Koalicion PD-LSI? Luan Rama: Vlerësimi bëhet nga strukturat e reja drejtuese

2016-11-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i ftuar në studion e Ora News, thekson se çdo parti politike synon që të jetë e para në zgjedhje dhe të jetë forcë qeverisëse.
Në këtë këndvështrim, ai deklaron se deklaratat e bëra nga kandidatët për kryetarë nuk janë herezi.
I pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm midis LSI-së dhe Partisë Demokratike, deputeti Rama u shpreh se vendimin e marrin forumet e reja drejtuese, të cilat pritet të zgjidhen në muajin dhjetor me zhvillimin e Konventës Zgjedhore.
Pjesë nga intervista:
-A synon që LSI-ja të jetë forcë e parë politike?
Rama: Çdo forcë politike natyrisht nuk krijohet për të qenë minorancë në realitetin politik. Në këtë pikëpamje edhe LSI-ja jo thjesht dhe vetëm prej faktin që prej zgjedhjeve të para që ka marrë pjesë në vitin 2005 e në vazhdim është konfirmuar dhe rikonfirmuar si një forcë politike në rritje, por edhe forcat e tjera politike aspirojnë që të jenë forcë e parë për të qeverisur. Në fund të fundit në politikë hyhet për të bërë karrierë dhe për të qenë forcë qeverisës.
Kështu që ambicia jonë për të qenë forcë e parë politike është legjitime në një realitet demokratik, por ajo që e faktorizon një parti politike është mbështetja nga elektorati. Në këtë pikëpamje, ne jemi në garë me sfidat që ka vendi, jemi në garë me vetveten për të rritur mbështetjen e qytetarëve dhe për t?iu përgjigjur këtij vlerësimi që qytetari na jep me votë me përgjegjësinë tonë në të gjithë aksionin politik. Në këtë pikëpamje nuk ka ndonjë herezi. I mbetet qytetarit që të vlerësojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koalicion-pd-lsi-luan-rama-vleresimi-behet-nga-strukturat-e-reja-drejtuese/

Free Traffic Exchange