Ora News – Familja me 5 anëtarë 1 muaj nën plasmas, apelojnë për ndihmë

2016-11-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

5 anëtarë të një familje në Margegaj të Tropojës, prej një muaji flenë në kushte aspak të përshtatshme, në qiell të hapur, të mbuluar me një plastmas. Shkak është bërë djegia e banesës, që nga kryefamiljari thuhet se ishte për shkak të luhatjeve të tensionit të energjisë elektrike. Familja me tre fëmijë të vegjël apelon për ndihmë, pasi të vetmet të ardhura kanë ndihmën ekonomike 4 mijë lekë të reja në muaj.
Të paktën 7 shtëpi banimi janë djegur në rrethin e Tropojës në 3 muajt e fundit, duke lënë në qiel të hapur dhjetëra persona, disa nga të cilët fëmijë të vegjël.
Një prej tyre është familja prej 5 anëtarësh e Shpend Toskës nga fshati Margegaj, që thotë se jeton me ndihmë sociale 4 mijë lekë të reja.
Kryefamiljari pohon se banesa iu dogj nga rrjeti i amortizuar elektrik, ndërkohë që prej një muaji së bashku me tre fëmijët e mitur dhe bashkëshorten jetojnë nën plastmas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/familja-me-5-anetare-1-muaj-nen-plasmas-apelojne-per-ndihme/