Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Himarës u mblodhën sërish sot në protestë, e cila sipas tyre ?është e fundit kundër kryebashkiakut Gjergji Goro, pasi ai e dha pergjigjen e tij dhe u pozicionua kundër qytetarëve ?.
Protestuesit u vendosën ashtu si dhe herët e tjera përballë Bashkisë ku me pankarta ne duar hodhën thirrje se nuk do të lejojnë asnjë lloj ndërhyrje në tokën e tyre, nëse nuk do ti regjistrohet prona dhe të shpronësohen.
Kreu i Omonias, Fredi Bileri, apeloi banorët për qetësi dhe mos të bien pre e provokimeve.
Kreu i Aleancës për Mbrojtjen e Tokave të Bregdetit, Nikollaq Neranxi, tha se pushteti vendor me urdhër të Kryeministrit po u grabit pronat.
Neranxi: Jemi këtu për të treguar të vërtetat opinionit publik se nuk jemi mbledhur per fushate elektorale, por nepermjet drejtuesit vendor me orkestrimin e kryeministrit Edi Rama,duan te na grabisin pronat si dhe te bejne nje genocid.Prandaj e vetmja gjë që i themi, larg duart nga pronat tona.
Neranxi u shpreh ky tubim do të jetë i fundit përpara Bashkisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-e-fundit-e-himaritoreve-para-bashkise-kunder-projektit-te-spilese/