Ora News – Kodheli: Fatura për pensionet e ish-ushtarakëve, rreth 1 mld lekë

2016-11-08 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej 1 nëntorit e deri në maj të vitit që vjen ish ushtarakëve do u kthehen paratë që u janë mbajtur për shkak të një akti normativ të vitit 2010. Kthimi i këtyre parave i kushton buxhetit të shtetit rreth 1 miliardë lekë. Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë 5425 ushtarakë në pension. Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e cilësoi vedimin një premtim të mbajtur
Kodheli: Ne kemi dhënë një premtim rreth 40 muaj më parë të vënies në vend të kthimit një detyrimi i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë, pro edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqëria shqiptare i kishte shtresës s ëish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron të 1 miliard lekëve të reja dhe kjo është vetëm fillimi i të gjithë atij detyrimi që ne i kemi kësaj shtrese të shoqrisë.
Kodheli tha se faturat e prapambetura të ministrisë së Mbrotjes nga qeveria e kaluar ishin 16 mln euro të cilat u paguan nga taksapaguesit shqiptarë.
Kodheli: Ne ndofta nuk kemi qenë ti përshkruajmë publikut gropën e zezë që ne gjetëm në detyrimet e llogarive të ministrive dhe të qeverisë me ardhjen tonë në pushtet. Fatura që më është dashur të paguaj si ministri i Mbrojtjes sigurisht me paratë e taksapaguesve shqiptare ka qenë 16 mln euro, shërbime dhe fatura dhe produkte të papaguara më parë që nga viti 2008.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pensionet-per-ish-ushtaraket-kodheli-sasia-e-parave-rreth-1-mld-leke/