Ora News – Reshjet, Emergjencat apel qeverisë: Merrni masa për digat e rrugët

2016-11-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbrëmja e së hënës, e marta dhe e mërkura janë ditë kur territori i vendit do të jetë i përfshirë nga reshje intensive shiu deri në stuhi. Instituti i gjeoshkencave paralajmëron qytetarët të shmangin daljet nga shtëpia dhe lëvizjen në vendet që paraqesin risk për shkak të fryrjes dhe vërshimit të lumenjëve dhe përrenjëve.
Metodi Marku: Duhet të kemi kujdes nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël. Rekomandohet që të qëndrojmë sa më larg këtyre zonave sepse këto do të jenë zonat e para që do të shfaqin probleme nga vërshimet e shpejta.
Shqetësim tjetër është edhe era e frotë në pjesën bregdetare, e cila sot pritet të kalojë shpejtësinë 50-60 km/orë. Të mbahen të mbyllura dyer dhe dritare në banesa dhe në ambiente të ndryshme. Do të jenë në trajtë stuhie.
Metodi Marku nga Instituti i Gjeo Shkencave bënë me dije se të dhënat e parashikimeve për rreziqet nga këto ndryshime klimatike i janë përcjellë shtabit të emergjencave, ministrisë së Bujësisë dhe pushtetit vendor për të marrë masa në pastrimin e shtretërve të lumenjëve, kanalet kulluese dhe masat në hidorvore.
Metodi Marku: U njoftua Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe filluan bisedimet për të organizuar sesi do të përgatitemi për këtë javë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/instituti-i-gjeo-shkencave-moti-i-keq-shmangni-daljet-nga-shtepia/

Free Traffic Exchange