http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse nga nje janari i vitit qe vjen do te blini nje makine qe kushton 5 milion leke te reja apo ka nje fuqi motorike 3 mije kubik e lart, bëni kujdes se do te taksoheni ndjeshëm. Ministria e Financave ka ulur kufirin e vlerës per automjetet qe konsiderohen luksi, nga 7 milion ne 5 milion. Por sipas ligjeve ne fuqi, mjafton qe te plotësoni, nje nga kriteret, ose vlerën ose fuqinë motorike dhe ju do te paguani këto taksa. Ne Shqipëri aktualisht rezultojnë 5421 automjete, 4 plus 1 luksi, nga te cilat vetëm si 9 mujor i këtij viti jane 600 raste te reja. Nga viti qe vjen numri i automjeteve qe do te plotësojnë nje nga dy kriteret pritet te pësoje rritje, per shkak te uljes se kufirit qe ministria e financave ka parashikuar ne paketën fiskale.