FIER - Policia e Fierit ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një furgon mallrash, me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Eltion Lama, lindur dhe banues në Tepelenë, pasi në furgonin që ai drejtonte, tip 'Opel Vivaro', u gjetën 402 kg kanabis.