Historia e Vrasësi shqiptar i lirë përsëri në rrugët e Birmingham-it

2016-11-07 18

Killeri shqiptar është i lirë të eci në rrugët e Britanisë përsëri: vrasësi i cili ka bërë një “tallje” në procesin e ekstradimit i është dhënë garanci nga gjykata pasi ka apeluar vendimin për të lënë atë jashtë burgut për herë të dytë.

Në qershor të këtij viti u zbulua se Ardian Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani katër vjet pasi u dërgua me forcë në shtëpi për të shlyer një dënim prej 15 vjetësh për vrasje. Brënda disa orëve “Punëve të Brendshme” ju kërkua të japin llogari për praninë e tij këtu, por zyrtarët e zbatimit të emigracionit e ndaluan atë, duke lënë pezull dëbimin. Por tani Rragami-t i është dhënë lirimi me kusht për herë të dytë, pas apelimit të vendimit. Një gjyqtar i “Emigracionit dhe Azilit” të Dhomës së Birmingham-it e liroi nga paraburgimi i “emigracionit” më 7 shtator.

• Ardian Rragami hyri në Britani, pas vrasjes së një njeriu në Shqipëri në vitin 1998

• Ai u ekstradua në vitin 2010, por u lirua pas apelit dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar

• Ai u arrestua në shkurt të vitit të kaluar por u lirua muajin e ardhshëm

• Rragami u arrestua sërish në qershor, por tani i është dhënë liria me kusht