Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN
Të ftuar: Eduart Shalsi, Artur Zheji, Mimoza Hafizi, Nikolin Jaka, Gjergj Buxhuku, Aldo Merkoçi
Emisioni ka patur si temë të saj rikthimin e debatit të plehrave.
Mimoza Hafizi është shprehur se është kundër importit të plehrave. ?Kam qenë e këtij mendimi që kur kam qenë deputete dhe që kur e kam votuar këtë ligj. Meqënëse Rilindja po thyen moralin politik të qytetarëve unë do t?ju sugjeroja që këtë problem le ta kalojnë me referendum dhe le të votojë populli?, ka thënë Hafizi.
Nikolin Jaka tha në emisionin Opinion se ne kemi qenë kundra ligjit në vitin 2013, por mua më shqetëson qasja e politikës shqiptare, kryesisht opozitës shqiptare. Sipas Jakës, ky ligj po rivjen, pasi mungesa e informacionit nuk është më aq e vogël për këtë qeveri, krahasuar në kohën kur ajo ishte në opozitë.
Gjergj Buxhuku tha në emisionin Opinion se qeveria aktuale nuk është hera e parë që ndryshon nga ato zotime që ka bërë në momentin kur ka ardhur në fuqi. Nisur nga 2013 ajo ka bërë disa premtime, por në momentin kur erdhi në qeveri ajo nuk i ka mbajtur. ?Risjellja e këtij ligji, është një kërkim falje, për ndalimin që u bë në vitin 2013. Kaq është argumenti politik?, tha Buxhuku.
Debati për ligjin e trajtimit të integruar të mbetjeve urbane, ka nxehur debatet në emisionin Opinion. Analisti Artur Zheji, pas një ore e tridhjetë minutash për të marrë fjalën, ka sulmuar debutetin e PS-së Eduart Shalsin për detyrën që ka marrë përsipër për të mbrojtur një ligjh të tillë. Sipas Zhejit ky është një biznes miliarda dollarë, nëse hapet rruga e importit, fitimi i këtij biznesi është marramendës. ?Unë kam qenë kundra edhe në kohën kur qeveria Berisha e propozoi, kam pas shumë debate me këto teoritë liberale, për një arsye, strukturalisht kjo industri do të ishte eficente nëse do kishte një shtet eficent, nëse do ishim në Gjermani, Francë, Holandë do isha me ju, jemi në Shqipëri, nuk jam me ju. Nuk jam me hapjen e semaforit për futjen e plehrave në Shqipëri nga politikanë si puna e Shalsit, që para tre vjetësh i thotë jo, dhe pas tre vjetësh i thotë po. Si dhe në kohën klur kemi një kryeministër që thoshte kjo është loja e mafies, dhe kurrë nuk do lejohet që mafia të importojë mbetjet, jo plehrat?, tha Zheji.
Eduart Shalsi tha në Opinion se kur unë bëra propozimin nuk është ky që kam sot parlamentarët dhe eurodeputetët nesër. ? Në radhë të parë, më kërkuat, pavarësisht se unë kisha kërkuar të ndalohet importi i mbetjeve për qëllim asgjesimi, më kërkuan nga kolegë të mij, njerëz me shumë integritet dhe këtu duhet të ndahem me parafolësit, unë nuk i drejtohem asaj elite të zgjuar që e kupton se si tallemi, unë i drejtohem popullit dhe është ai që më gjykon?, tha Shqalsi.
Aldo Merkoçi ka bërë me dije në emisionin Opinion se në Shqipëri kanë hyrë mbetje radioaktive. Sipas Merkoçit, në vitin 2008, referuar një raporti të qeverisë franceze 6.2 tonë kanë hyrë në Shqipëri dhe se nuk dih...