stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Parlamenti shqiptar i hapi rrugë mbrëmë me 63 vota pro, importit të mbetjeve në vend. Të rinj aktivistë të shoqërisë civile u shpërndanë në kryeqytet duke shkruar emrat e deputetëve në kazanët e plehrave nëpër lagje. Dy studentë, Bislim Lakna dhe Klodi Leka u shoqëruan disa orë në polici, ndërsa shkruanin emrin e kryeministrit Rama në kazan plehrash.Ata flasin në studion e ?Stop? për lëvizjet e tyre të ardhshme.