Opinion - Kush i "dogji" prokuroret? (28 shtator 2016)

2016-11-07 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN

Të ftuar: Jordan Daci, Sajmir Kodra, Gentjan Zenelaj, Aranita Brahaj, Çlirim Gjata

Rasti flagrant i një çështje korrupsioni të transmetuar në emisionin investigativ STOP i transmetuar në TV Klan, ka qenë tema e mbrëmjes në Opinion. Debati mbi transfertat e parave në banka, investigimi i tyre, organet që mund të realizojnë një gjë të tillë dhe deri tek ata qytetar që denoncojnë akte të tilla ka qenë një nga shinat që ka kaluar debati i mbrëmjes në emisionin Opinion.

Në lidhje me këtë temë, mbi hetimin, si dhe transfertat e parave të pista në vendin tonë, gazetarja Arnita Braha, tha: ?Shteti ka nevojë të kontrollojë transaksionet, shmang atë që quhet levizja e paras kriminale. Si dhe levizjen e paras në mënyrë informale. Kush është mënyrë për të pasur indicie. Unë këtu kam të dhënat e vitit 2013-të, të cilat mund të jenë të dhëna të cilat mund të përkojnë dhe me atë rastin nëse bëhet fjalë për rastin që ka dy vite që procedohet. Në vitin 2013, kemi 558 raste të referuara si transaksione të dyshuara për pastrim parash dhe të raportuara nga subjekte të ndryshme. Bankat zënë vendin kryesor me 420, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me 36 dhe me radhë janë tatimet, noterët dhe shoqëritë e të tjerë?.

Sipas juristit Çlirim Gjatës sasia e parave të transferuara nëpërmjet bankave nuk përbëjnë më dyshim në vetevete. Ai tha se në lidhje me këtë pikë, së pari; duhet një indicie, një e dhënë që vërteton se ato para nuk kanë një burim të justifikuar. Gjithashtu theksoi që ai që denoncon një akt korruptiv kurrë nuk merr fajësinë.
?Prokuroria vepron në mënyrë të centralizuar, të paktën deri tani, me reformat e reja kushtetuese kanë ndryshuar disa gjëra. Pra Prokuroria është një organ i centralizuar, nuk mund të bëjë veprime pa u raportuar nga oficeri i policisë, tek prokurori, mundësisht dhe ky i fundit tek shefi i vet. Pa bërë një raport për punën nuk mund të bëhen veprime pa u marr firmat direkt tek shefat e Prokurorisë. Tani çështja është e tillë, një variant thotë se oficeri i policisë e ka bërë me kokën e vet atë punë. Kjo është çështje hetimi, këtë do ta nxjerrë policia. Por nuk mund ta përjashtojë nga përgjegjësia dhe shefin e tij, madje deri tek shefi i tij. Dy vjet të mbahen çështje të tilla, dhe të plasin skandale të tilla, në kohën kur ato deklarohen se janë para të pastëra, por ti do japësh kaq para ti çlirojmë se ndryshe nuk bëhet kjo punë?, tha Gjata.

Jordan Daci tha: "Në parim personi është subjekt i veprës penale, në vija të trasha, sepse s?ka se si të mos jetë se ka dhënë para. Në këtë rast nëse ai bashkëpunon me drejtësinë, ai përjashtohet nga vuajtja e dënimit. Përgjegjësi penale në parim ka, çdo njeri që jep lek dhe jep jashtë sistemit të hetimit. Procesi i hetimit parashikon oficerin e infiltruar, fotokopjimin e parave kjo është procedura standarde e dhënies së parave për efekt të vepruarit të veprimtarisë kriminale?

Drejtuesi i emisionit ST...

Free Traffic Exchange