http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllen votimet për zgjedhjen e kreut të ri të Levizjes Socialiste për Integrim. Ora 18.00 e kësaj të diele i dha fund garës ku morën pjesë Ilir Meta, Përparim Spahiu dhe Shezai Rokaj. Më herët gjatë ditës, pas votimit, kreu aktual meta tha se ky është moment për ta çuar në një stad të këtë forcën politike që ai drejton. Ndërkohë i pyetur nëse ka ambicjen për të qenë kryeministër pas zgjedhjeve, përgjigjen e gjeti tek fjalët e rivalit të tij Përparim Spahiu, që gjatë fushatës e ka deklaruar hapur se Meta duhet të jetë drejtuesi i ardhshëm i qeverisë. Rezultatet e para të votës së hedhur nga anëtarësia pritet të dalin në oret e vona të mbrëmjes.