Report TV - Ministria e Ekonomisë: Kompanitë ajrore abuzojnë me çmimet e biletave

2016-11-06 0

Kompanitë e fluturimeve abuzojnë jo vetëm përmes çmimeve shumë të larta, por edhe duke reklamuar nëpër faqe zyrtare bileta disa herë më të lira nga sa janë realisht. Qëllon shpesh që në faqet zyrtare udhëtimet drejt Italisë të reklamohen me çmime 30 euro, por që dyfishohen apo trefishohen në sportelet e shoqërive.

Drejtoresha e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë Klotilda Neziri thotë se është një praktikë e ndaluar tregtare dhe konsumatorët duhet të dinë si të përballen me kompanitë në këto raste.

Free Traffic Exchange