Një skaf privat që udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë, është bllokuar në mes të detit, 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit. Alarmin për policinë kufitare e ka dhënë djali i drejtuesit të skafit Adrian Jahaj.
Prej orëve të para të mëngjesit Forcat e Armatosura vijojnë operacionin e kërkim -shpëtimit të shtetasit Adrian Jahaj, i denoncuar si i humbur në det.