http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Ismail Mema nga Peza e Tiranës. Ai është drejtuar Gjykatës Administrative me shpresën e zgjidhjes së problemit të familjes së tij. Prej katër muajsh i moshuari kërkon një përgjigje për një gabim drejtshkrimor të bërë nga gjendja civile për certifikatën e martesës së djalit të tij. E rralle mund te quhet edhe historia e Lekë Lleshit nga Mirdita. Ai u ndëshkua nga Policia Rrugore ne kryeqytet me heqje patente 6 muaj, për një kundravajtje. Lleshi vendosi t?i drejtohej Gjykatës Administrative, por procesi vetëm shtyhet. Kreu i gjykatës administrative Eriol Roshi sqaron se problemi i zvarritjes së proceseve mund të zgjidhet vetëm duke shtuar numrin e gjyqtarëve. Gjykata Administrative u krijua rreth 3 vite më parë. Ngritja e saj kishte si qëllim zgjidhjen e shpejtë të proceseve gjyqësore, në jo më shumë se 30 ditë nga afati i depozitimit të padisë. Vetëm gjatë vitit 2015 u trajtuan nga shkalla e parë administrative afërsisht 6500 dosje, ku një pjesë e mirë e tyre ishin mbartur nga viti 2014.