Në librin e martirëve, u shkruajtën edhe emrat e 38 të lumëve të rinj të Kishës Katolike.
5 Nëntori do të jetë festa e tyre liturgjike.
Pas Gjergj Kastriot Skënderbeut, i quajtur si Athleta Christi nga Papa Kalisti i III -të, shenjtores Nënë Tereza, heronjtë për fe e atdhe do të përhapin në botë emrin e mirë të popullit shqiptar, fjalë me të cilat i dërguari i Atit të Shenjtë, kardinali Angelo Amato, iu drejtua rreth 10 mijë besimtarëve në katedralen brenda dhe jashtë ?Shën Shtjefnit?, në Shkodër, aty ku njerëzit u bënë dëshmitarë të një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të historisë, lumturimin i 38 bijëve të tyre, që regjimi komunist i përndoqi, torturoi dhe në fund i vrau.
E diela e 5 Nëntorit do të përbëjë në kalendarin e festimeve, ditën e shpërblimit veçanërisht për familjarët e martirëve. Drane Malaj, mbesa e Dom Dedë Malaj, që u pushkatua në moshën 42 - vjeçare, pasi kundërshtoi komunizmin, rreket të gjejë fjalët për të përshkruar atë që ndjen.
Për Dranen, e gjithë kjo ceremoni ishte një kthim në kohë. E shtrëngon vetën që vetëdijen ta vendosë të kujtimet e bukura.
Edhe kur i duhet të flasë për ata që i morrin jetën axhës së saj, zëri ruan të njëjtën butësi.
?Falni? është lutja e Dranes.
Për 38 martirët e klerit katolik shqiptar dhe lumturimin e tyre, historiani i lindur i besimit mysliman Sami Repishti sjell ?Lotë-Lavdi e Lumnim?.