http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesa më e madhe e shqiptaro-amerikanëve që mund të pyesësh në SHBA, do të të rrëfejnë pa mëdyshje votën e tyre pro kandidates demokrate Hillary Clinton. Kjo, megjithatë nuk nënkupton se të gjithë mbështesin ish-sekretaren e Shtetit. Ka nga ata që deklarohen hapur pro republikanit Donald Trump. Një prej tyre është edhe Eduard Buçaj, që jeton dhe punon në Virginia. Por a është Trump zgjedhje e mirë për shqiptaro-amerikanët në SHBA dhe për gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo. Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë, Ilir Zherka, ish-drejtues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, organizëm i njohur gjerësisht në këtë komunitet e më gjerë për veprimtarinë lobuese, e sheh në këtë këndvështrim:Unë mendoj se zgjedhja është e qartë. Në perspektivën time, duke menduar si shqiptar, kujtoj se Hillary Clinton mbështeti fushatën kundër spastrimeve etnike në Kosovë; që udhëtoi në rajon dhe vizitoi refugjatët shqiptarë që ishin zhvendosur me forcë jashtë Kosovës që luftoi për pavarësinë e Kosovës dhe e promovoi atë; shkoi në Shqipëri dhe foli në Parlament si një prej mbështetësve tanë më të fortë. Ajo kupton rrezikun që përbën Rusia në botë dhe veçanërisht në Ballkan. Donald Trump, nga ana tjetër, po kërkon aleanca me Rusinë dhe me Vladimir Putin. Putin nuk është një mik i shqiptarëve. Në atë që ai kërkon të bënë në Ballkan, aleanca e tij me serbët nuk është në të mirën tonë dhe mendoj se në perspektivën shqiptare, ai do të ishte një njeri i rrezikshëm për ta pasur në Shtëpinë e Bardhë.Megjithëse për Buçajn, me Trump si president i SHBA-së përfitojnë si shqiptaro-amerikanët, ashtu edhe gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Trump, e ka trembur edhe botën shqiptare, sidomos me deklaratat e tij për një marrëdhënie më miqësore me Rusinë dhe Putin apo qëndrimin për NATO-n, pjesë e së cilës jemi edhe ne. Për Zherkën, shqiptarët duhet të kenë planin e tyre të veprimit, nëse Trump merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhe.?Shqiptaro-amerikanët dhe të tjerë duhet të punojmë me të vërtetë fort që të edukojmë njerëzit që do të punojnë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e presidentit Trump për rëndësinë e NATO-s në veçanti, në rëndësinë e të pasurit aleatë në Ballkan që janë dashamirës të Shteteve të Bashkuara. Rrezikun e mbështetjes së ndonjë lloj partneriteti të mundshëm me Rusinë. Do të na duhet që të ndërtojmë çështjen tonë në media dhe në mesin e miqve tanë në Kongres. Presidentët amerikanë kanë shumë fuqi kur vjen puna te politika e jashtme, por fuqia e tyre nuk është absolute. Dhe ne kemi shumë miq në Kongres dhe ne do të nisnim të mbështeteshim tek ta që të na ndihmojnë.?