SHKODER - 1 miliard lekë është investimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për shkollën profesionale ?Hamdi Bushati? në Shkodër.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, bashkë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, morën pjesë në fillimin e punimeve në këtë shkollë, punime të cilat në mënyrë simbolike i nisën dy nxënës të kësaj shkolle.