Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shpallja të lumtë e 38 martirëve të fesë, u shoqërua me emocione të forta jo vetëm nga familjarët e tyre, besimtarët e Krishterë por edhe mbarë populli i Shkodrës.
Të veçanta ishin përjetimet edhe nga drejtuesit e lartë të Kishës Katolike në vend, që e përkthejnë këtë dhuratë të papa Françeskut si një angazhim në shumë në punën e tyre me besimtarët, por edhe për të mirën e vendit.
Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës: Këtë vit, Papa ka shpërblyer popullin shqiptar me disa gjëra të rëndësishme. Lumturimi i martirëve, kardinali i ri. Ata janë shpallur martirë atë ditë kur kanë vdekur.
Zef Gashi, ipeshkëv i Tivarit: Është një ngjarje madhështore historike, për besimtarët e kishës katolike në veçanti. Ne jetën e martirëve pasqyrohet jeta e besimtarëve, meshtarëve, dhe udhëheqjes së kishës.
Për ipeshkvin Donato Olivero, nga famullia e Lungro në Kalabri ardhja në tokën mëmë për këtë ngjarje të madhe, ishte ditë e rëndësishme, apo siç e quan ai dita e rilindjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lumturimi-i-38-martireve-reagimet-e-ipeshkeve-dhurate-nga-papa/