Report TV - Përparim Spahiu voton në Dibër: Për një LSI më të mirë

2016-11-06 0

Kandidati për kryetar i LSI-së Përparim Spahiu votoi në Dibër mëngjesin e sotëm, ku deklaroi se ky është një proces për një LSI më të mirë.

"Unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe hallet e njerëzve dhe i zgjidh ato. Unë besoj fort q ë LSI është e para dhe do të jetë e para. Falenderoj gjithë anëtarësinë e LSI për një proces fantastik zgjedhor që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri"- deklaroi Spahiu.