Ora News – Vasili voton në selinë e LSI: Standardi një anëtar një votë i pandryshuar

2016-11-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka votuar rreth orës 09:00 në selinë qendrore të Partisë, duke theksuar se procesi i votimit po ecën shumë mirë në të gjithë vendin.
Vasili: Procesi i votimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer në tërë territorin e vendit. Jam shumë i lumtur që sapo përfundova procesin e votimit. Jam shumë i lumtur që pas 12 vjetësh nga themelimi i LSI-së, standardi i vendosur për herë të parë në atë kohë për të zgjedhur me principin një anëtar një votë, vazhdon të mbetet një princip i pandryshuar dhe shumë i shëndetshëm brenda LSI-së. Sigurisht ky është një moment për të ftuar të gjithë anëtarët e LSI-së që të vazhdojnë me intensitet të lartë ku masivisht po u drejtohen qendrave të votimit, jo vetëm për të zgjedhur kryetarin e LSI-së dhe forumet e saj, por për të shprehur atë mendim shumë të gjallë politik dhe intensiv që u shpreh gjatë fushatës, që i ka bërë mirë jo vetëm LSI-së por edhe shoqërisë shqiptare, qoftë në drejtim të hapjes, qoftë edhe për krijimit të hapësirave të mendimit intelektual. Shqipëria mund të bëhet më e mirë vetëm në qoftë se ky mendim thuhet lirshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-voton-ne-seline-e-lsi-standardi-nje-anetar-nje-vote-i-pandryshuar/