Report TV - Aksident në Pogradec, makina përplaset me traktorin, një i vdekur

2016-11-05 2

Mbrëmjen e sotme në fshatin Leshnicë në Pogradec, një person ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij ndodhet në gjendje të rëndë pas aksidentit.

Sipas policisë, gjatë përplasjes së një zetori me një mjet tip 'Golf' me targa AA 613 NL ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, ndërsa gruaja e tij është plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit.

Drejtuesi i Golfit që u përplas me zetorin, Gjergji Ndini u shoqërua dhe po merret në pyetje nga policia lokale e Pogradecit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.