Nëse Shqipëria pret një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në progres raportin e 9 Nëntorit, Ilir Meta mendon që meritë të veçantë ka LSI me rolin që luajti për miratimin konsensual të Reformës në Drejtësi.
?Ne presim javën e ardhshme një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Padyshim që roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë kyç për realizimin e shumë reforma në vend dhe në mënyrë të veçantë për arritjen e konsensusit për Reformën kryesore, atë të Drejtësisë?.
Si një nga 3 kandidatët që do të përballen të dielën në zgjedhjet e brendshme për Kryetar, kreu aktual i LSI e sheh të nevojshme përmirësimin e forcës që drejton, që prej themelimit, në vitin 2004.