Ora News - Kthimi i shqiptarëve në kufi, Idrizi: Hakmarrje që nuk e nderon Greqinë

2016-11-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një hakmarrje të ulët dhe aspak të denjë për një vend pjesë e Bashkimit Euriopian, e ka cilësuar kreu i PDIU kthimin në kufi të shqiptarëve nga autoritetet greke.
I ftuar në intrervistën e lajmeve të orës 20:00 në Ora News, Idrizi tha se qeveria shqiptare duhet të reagojë.
Idrizi: Jemi njohur përmes mediave për një reagim aspak dinjitoz të Greqisë. Rikthehemi në kujtesën tonë të hakmarrjes dhe fshesave të dikurshme. E nisur disa ditë më parë nga një grua e moshuar 80 vjeçare me origjinë çame që megjithëse kishte 10 vjet që jetonte në Greqi dhe kishte ardhur ta takonte të afërmit e vet nuk u lejua më të kthehej në Greqi sepse në pasaportën e saj ishte shkruar vendlindja Çamëri, të cilën nuk mund ta ndërrojë dot në moshën 80 vjeç. Sigurisht që u pasua si gjest hakmarrës edhe ndaj shqiptarëve të tjerë. Kjo nuk e nderon fare Greqinë, një vend të BE që na tregon herë pas here standartet. Mbi të gjitha nuk mund të jetë një sjellë e një fqinji të mirë që kërkon dialog, uljen e tensioneve me Shqipërinë. Por Shqipëria nuk mund të rrijë pasive në këtë gjë. Unë i jam drejtuar Ministrit Bushati dhe Ministrit të Brendshëm edhe për rastin e zonjës 80 vjeçare Idize Bajrami që nuk mund të shkojë do të takojë nipërit dhe mbesat e saj, por dhe për një numër shqetësues prej 100 shqiptarësh sepse edhe ato duhet tu kërkojnë autoriteteve greke shpjegime për raste të tilla.Reciprociteti duhet të veprojë nga të dyja anët, edhe qytetarët grekë që futen në Shqipëri duhet patjetër të zbatojë ligjet dhe rregullat e Shqipërisë.Edhe ata duhet të kenë një adresë se ku vinë, disa të ardhura etj etj.Nuk besoj që ky është rasti të sillemi në mënyrë proporcionale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kthimi-i-shqiptareve-ne-kufi-idrizi-hakmarrje-qe-nuk-e-nderon-greqine/

Free Traffic Exchange