Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis, në të cilin u angazhuan Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe SHÇBA dhe Komisariatin e Policisë Përmet.
Operacioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran.
Blutë kanë zbuluar dy kapanonë të vegjël që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.
Në kapanone u sekuestruan 95 kg kanabis si dhe u asgjesuan 1100 bimë narkotike në proces tharje.
?Gjatë operacionit u evidentuan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plasmas, ku brenda tyre u gjetën të varura për t?u tharë 1100 bimë narkotike.Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan dhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike me peshë 95 kg Cannabis Sativa.Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies? sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjenden-dy-kapanone-me-95-kg-kanabis-dhe-1100-bime-ne-proces-tharje/