Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Beratit, ku iu dhanë kartat edhe 600 anëtarëve të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, që u zhvillua në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në realizimin e reformave më madhore të vendit, që do të bëjnë të mundur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai tha se javën e ardhshme presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.